Ndërlidhjet

Kosovë: Isa Mustafa përshëndet aprovimin e MSA-së


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar edhe një herë si të arritur të madhe aprovimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit nga Parlamenti Evropian.

Aprovimi i kësaj marrëveshjeje, sipas kryeministrit të Kosovës, paraqet një sukses shumë të madh të arritur si rezultat i punës gjatë viteve të fundit.

“E shprehim gëzimin tonë dhe përkushtimin për aprovimin e MSA-së. Qeveria ka përkushtim të punoj në realizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”, ka thënë sot kryeministri Mustafa, gjatë mbledhjes së qeverisë.

Ai konsideron se me këtë veprim tashmë është hapur një rrugë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe aspiratat e saj integruese.

Parlamenti Evropian dje e ka dhënë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Nga gjithsej 754 anëtarë të Parlamentit Evropian, 468 kanë votuar për MSA-në me Kosovën.

XS
SM
MD
LG