Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Nënshkruhet IPA 2015 në vlerë prej 78 milionë euro


Bekim Çollaku

Bekim Çollaku

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për nënshkrimin e Marrëveshjes financiare IPA 2015, në vlerë prej 78 milionë euro nga ana e Bashkimit Evropian dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë euro nga ana e Kosovës.

Ministri i Integrimit Evropian i Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë se programi për herë të parë është bazuar në qasjen e re të përkrahjes për sektorë në kuadër të IPA 2, gjë që ka nënkuptuar fokusin në një numër më të përzgjedhur të prioriteteve. Programi u tha se fokusohet në tre sektorë kryesorë: sundimin e ligjit, energjinë dhe bujqësi e zhvillim rural.

“Përveç këtyre sektorëve, si përkrahje më horizontale, do të mbështeten edhe procesi i integrimit evropian dhe përafrimi ligjor me BE-në dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Çollaku.

XS
SM
MD
LG