Ndërlidhjet

Mogherini: Rrezik ekonomik nëse mbyllen kufijtë Schengen


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se blloku ballafaqohet me rreziqe të mëdha ekonomike, nëse vendet anëtare fillojnë të ndërtojnë mure ndërmjet njëra-tjetrës, që paraqet kufizim të udhëtimit të lirë pa kufij.

Federica Mogherini ka tërhequr vërejtjen se çka mund të ndodhë në tregti dhe biznes, nëse marrëveshja e Schengenit, që lejon lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave nëpër 26 vendet anëtare, në mënyrë të qëndrueshme shkatërrohet, për shkak të shqetësimeve për migrim dhe siguri. Ajo është përgjigjur se “kemi bërë studime të kësaj” dhe kjo shkakton humbje “impresive”, raporton AP nga Davosi i Zvicrës.

Mëtutje, duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror, zonja Mogherini theksoi se nëse “shpenzimet e fragmentarizimit të Bashkimit Evropian” ia shtoni vështirësive ekonomike evropiane, “atëherë ne vërtetë rrezikojmë diçka shumë më të madhe, se sa mbrojtjen dhe mirëpritjen e refugjatëve”.

XS
SM
MD
LG