Ndërlidhjet

logo-print

Ushtari rus e pranoi fajësinë për vrasjen e familjes armene


Pamje nga dëgjimi i sotëm i ushtarit rus në Gyumri

Pamje nga dëgjimi i sotëm i ushtarit rus në Gyumri

Ushtari rus, Valery Permyakov, 19 vjeçar, e ka pranuar fajësinë për vrasjen e një familjeje armene prej shtatë anëtarësh.

Ai tha sot se e ndjen veten fajtor lidhur me të gjitha akuzat. Ai mund të ballafaqohet me dënim me vdekje.

Më 12 janar të vitit 2015, gjashtë anëtarë të familjes Avetisian në qytetin Gyumri, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, përfshirë vajzën dyvjeçare. Të gjithë të vrarit ishin qëlluar me plumb ose ishin therrë për vdekje.

Një foshnje 6 mujore ishte plagosur seriozisht dhe ka vdekur pas një jave.

Ushtari rus, Valery Peryakov, ishte arrestuar më 13 janar afër kufirit Armeni – Turqi.

Ky rast ka shkaktuar protesta masive në Gyumri dhe kryeqytetin Erevan, kundër pranisë ushtarake ruse në Armeni dhe është kërkuar që procesi të udhëhiqej nga gjyqtarët armenë e jo ata ushtarakë rusë.

Në muajin gusht, të vitit të kaluar, një gjykatë ruse e shpalli Permyakovin fajtor për dezertim dhe akuza të tjera. Ai ishte dënuar me 10 vjet burg. Pastaj, ushtria ruse e ka dorëzuar atë tek autoritetet në Armeni për proces gjyqësor lidhur me akuzat për vrasje.

Në qytetin Gyumri, 120 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Erevan, Rusia e ka një kazermë me afro 3 mijë ushtarë.

XS
SM
MD
LG