Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Sulmuesi në universitet – kërcënohet


Pamje e mbishkrimit Bacha Khan University në Provincën Çarsada

Pamje e mbishkrimit Bacha Khan University në Provincën Çarsada

Grupi që ka dalë nga militantët talibanë, i cili e ka ndërmarrë operacionin e përgjakshëm kundër një universiteti në Pakistan, më 20 janar, është kërcënuar se do të ndërmerr sulme të tjera kundër shkollave në gjithë Pakistanin.

Në një video deklaratë të sotme në Internet, shefi i grupit Teherk-e-Taliban (TTP), Khalifa Umar Manosur, tha se shkollat do të jenë cak i ardhshëm pasi janë “çerdhe” për njerëzit që e sfidojnë “ligjin e Zotit”.

Gjatë sulmit në Bacha Khan University në provincën Çarsada në Pakistan, janë vrarë 21 vetë.

Ky grup i Mansoorit, po ashtu, e pat marrë prëgjegjësinë për sulmin e vitit 2014 në një shkollë në Pakistan, nga i cili u vranë 150 vetë, shumica prej tyre nxënës. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ektremist në historinë e Pakistanit.

XS
SM
MD
LG