Ndërlidhjet

Përgënjeshtrohet raporti se Putini ka kërkuar që Asadi të tërhiqet


Dmitry Peskov
Dmitry Peskov

Presidenca e Rusisë e ka përgënjeshtruar sot raportin e së përditshmes britanike, Financial Times, se presidenti, Vladimir Putin, ka kërkuar që presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, të paraqes dorëheqje, por kishte hasur në refuzim.

“Kjo nuk ka ndodhur”, u tha sot gazetarëve në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Gazeta londineze, duke e cituar një burim perëndimor të inteligjencës, tha se Putin e ka dërguar gjeneralin, Igor Sergun, shef të inteligjencës së ushtrisë ruse, në Damask, me kërkesë që Asadi të tërhiqet në fund të vitit të kaluar.

Igor Sergun ka vdekur papritams më 3 janar në moshën 59 vjeçare.

XS
SM
MD
LG