Ndërlidhjet

Dënohen dy aktivistë të të drejtave të njeriut në Kazakistan


Almaty, Kazakistan

Almaty, Kazakistan

Një gjykatë në Kazakistan i ka dënuar me burg dy aktivistë të të drejtave të njëriut, pasi që ata i ka gjetur fajtorë për “nxittje të urrejtjes sociale”.

Gjykata në Almaty e ka dënuar Serikzhan Mambetalin dhe Ermek Narymbaev, me dy përkatësisht tre vjet burg.

Asnjëri nga të dënuarit nuk e ka pranuar fajin, duke thënë se akuzat ndaj tyre janë të motivuara politikisht.

Aktivisiët janë arrestuar në mes të muajit tetor të vitit të kaluar, pasi hetuesit i akuzuan ata se në rrjetin social Facebook kanë shkruar afishe që nxitin urrejtje sociale.

Serikzhan Mambetalin dhe Ermek Narymbaev këmbëngulin se shkrimet e postuara në Facebook, ishin citate nga një libër në internet.

Aktivistët janë të njogur për kritikat e tyre ndaj qeverisë së Kazakistanit.

Në vitin 2010, Ermek Narymbaev ishte dënuar me katër vjet burg pasi që ishte arrestuar gjatë një proteste ku bëhej thirrje për dorëheqjen e presidentit, Nursultan Nazarbaev.

Ai ishte amnestuar në vitin 2010, pasi që e kishte kaluar më shumë se një vit e gjysmë në burg.

XS
SM
MD
LG