Ndërlidhjet

Në Afganistan arrestohen të dyshuarit për sulmin vetvrasës


Pamje pas sulmit ndaj punëtorëve të televizionit Tolo
Pamje pas sulmit ndaj punëtorëve të televizionit Tolo

Autoritetet në Afganistan i kanë arrestuar tetë anëtarë të rrjetit militant Haqqani, nën dyshimin se kanë të bëjnë me sulmin vetvrasës në një autobus që transportonte punonjësit e stacionit më të madh televiziv afgan.

Drejtoria Kombëtare për Siguri në Afganistan dhe Agjencia e Intelegjencës afgane, njoftuan përmes një komunikate se të arrestuarit qëndrojnë pas sulmit të së mërkurës që vrau shtatë gazetarë dhe plagosi njëzetegjashtë të tjerë në Kabul.

Një sulmues vetvrasës e ka goditur autobusin e punonjësve të televizionit Tolo më 20 janar.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm ndërsa televizionin Tolo e kanë cilësuar si “agjenci spiunimi”.

Organet e sigurisë në Afganistan thanë se arrestimet janë realizuar në një lagje në juglindje të Kabulit, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Rrjeti Haqqani, një degë e talibanëve që nga SHBA janë të shpallur si terrorist, është fajësuar për disa nga sulmet më të sofistikuara vdekjeprurëse në Afganistan.

Ky grup operon kryesisht në zonat kufitare të Pakistanit.

XS
SM
MD
LG