Ndërlidhjet

Talibanët afganë, pjesëmarrës të konferencës në Katar


Ilustrim

Ilustrim

Talibanët afganë do t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të marrë pjesë në një konferecë të organizuar nga një grup ndërkombëtar i krizave ku do të diskutohet për përfundimin e luftës në Afganistan.

Lajmin për pjesëmarrjen në konferencë, talibanët e kanë bërë me dije sot përmes një komunikatë të lëshuar.

Përfaqësuesit e “zyrës politike” të talibanëve të Afganistanit do të marrin pjesë në një konferencë në Doha të Katarit, të organizuar nga grup fitues i çmimit Nobel për zgjidhjen e konflikteve.

Konferenca synon të “gjej zgjidhje për konfliktin në Afganistan”, konflikt i cili ekziston tash e 15 vite.

Konferenca nuk është pjesë e procesit zyrtar të paqes, i cili ka rifilluar kohëve të fundit pasi që në korrik të vitit të kaluar është bërë me dije se themeluesi i talibanëve dhe lideri, Mullah Mohammad Omar, ka vdekur qysh në vitin 2013.

Zyrtarët e katër vendeve që marrin pjesë në këto bisedime, Afganistani, Pakistani, Kina dhe SHBA, pritet ta zhvillojnë takimin e radhës më 6 shkurt në Islamabad.

Në takime deri më tani nuk kanë marrë pjesë talibanët, derisa bisedimet kanë për qëllim që të gjejnë mënyrën për dialog të mundshëm në mes të militantëve talibanë dhe qeverisë në Kabul.

XS
SM
MD
LG