Ndërlidhjet

Gazetari i liruar nga Irani do të kthehet në SHBA


Gazetari Jason Rezaian

Gazetari Jason Rezaian

Gazetari i Washington Post, Jason Rezaian, i cili është liruar javën e kaluar si rezultat i shkëmbimit të të burgosurve me Iranin, ka thënë sot se do të shkoj në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e tij, pasi që i ka përfunduar kontrollet mjekësore në një spital ushtarak amerikan në Gjermani.

Rezaian, i cili ka qëndruar në burgjet iraniane për tetëmbëdhjetë muaj nën akuzat për spiunim, tha se ende nuk është i gatshëm që të tregoj për përvojën e tij gjatë qëndrimit në burg.

“Në një moment, unë do të jem i gatshëm që të tregoj për vuajtjet e mija, por tani për tani, unë vetëm dua ta shfaq vlerësimin tim të thellë për mbështetjen e madhe që kam marrë”, ka thënë ai përmes një deklarate të lëshuar.

Ai është liruar më 16 janar së bashku me dy iraniano-amerikanë të tjerë, pas vendimit për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG