Ndërlidhjet

logo-print

Stuhi e madhe bore në Shtetet e Bashkuara


Uashington

Uashington

Një stuhi e madhe bore ka përfshirë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Mbi 50 milionë njerëz në disa shtete janë paralajmëruar që të qëndrojnë në shtëpi.

Së paku tetë njerëz janë raportuar të vdekur në aksidente automobilistike.

Gjashtë shtete, në mesin e tyre Tenezi, Karolina e Veriut, Virxhinia, Merilend, Pensilvania dhe Distrikti i Kolumbisë, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Mijëra fluturime po ashtu janë anuluar.

Në kryeqytetin Uashington, bora pritet të arrijë mbi 70 centimetra të dielën.

Kryetari i Uashingtonit, Muriel Bowser, ka thënë se kjo është një stuhi e madhe “me implikme të jetës dhe vdekjes”.

Stuhia pritet të sjellë deri në 30 centimetra borë edhe në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG