Ndërlidhjet

Katër të vrarë nga të shtënat në Kanada


Kanada - foto arkivi

Kanada - foto arkivi

Katër veta janë vrarë kur një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në provincën Saskaçeuen të Kanadasë.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë më herët se pesë njerëz janë vrarë, por kjo shifër është përmirësuar më vonë.

“Të shtënat në shkollë kanë qenë ankthi më i keq i çdo prindi”, ka thënë Trudeau.

Sulmuesi i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Autoritetet kanë thënë se nuk do të zbulojnë identitetin e viktimave, derisa hetimet për sulmin janë në proces.

Kanadaja ka ligje më të rrepta për armët krahasuar me Shtetet e Bashkuara dhe të shtënat masive në atë vend janë relativisht të rralla.

XS
SM
MD
LG