Ndërlidhjet

logo-print

Tihomor Oreshkoviq, kryeministri i ri kroat


Tihomor Oreshkoviq

Tihomor Oreshkoviq

Parlamenti i Kroacisë ka miratuar qeverinë e re të qendrës së djathtë, të udhëhequr nga kryeministri Tihomor Oreshkoviq.

Qeveria, e cila ka marrë mbështetjen e 83 deputetëve nga 151 sish, është miratuar të premten vonë, pas një debati prej 14 orësh.

Qeveria e re do të përballet me sfidat e rritjes së dobët ekonomike, pas gjashtë vjetësh radhazi në recesion, si dhe me fluksin rekord të migrantëve.

Oreshkoviq, i cili ka lindur në Kroaci, por është rritur dhe arsimuar në Kanada, ka thënë se qeveria e tij do të jetë e gatshme të marrë vendime të vështira.

Kryeministri i deritashëm kroat, Zoran Millanoviq, i ka dorëzuar detyrën pasardhësit, duke i uruar sukses në punë.

Kroacia është anëtarja më e re e Bashkimit Evropian dhe po ashtu në mesin e ekonomive më të dobëta në bllok.

XS
SM
MD
LG