Ndërlidhjet

Kerry: Tranzicionin në Siri ta bëjmë realitet


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Gjirit “e kanë të qartë” se si t'i bëjnë hapat e parë të bisedimeve, që mund të çojnë në një tranzicion politik në Siri, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Ai i ka bërë këto komente nga Riadi, pas bisedimeve me zyrtarët sauditë dhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Kerry ka thënë se është arritur pajtueshmëri që Grupi Mbështetës Ndërkombëtar për Sirinë të takohet “menjëherë” pas rrethit të parë të bisedimeve midis qeverisë dhe opozitës siriane, të cilat janë planifikuar për javën e ardhshme në Gjenevë.

Bisedimet do të ndërmjetësohen nga Kombet e Bashkuara.

“Ne duam ta lëvizim këtë proces. Procesin e tranzicionit në Siri ta bëjmë realitet”, ka thënë Kerry.

Arabia Saudite, Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë në mesin e fuqive botërore që përbëjnë Grupin Mbështetës Ndërkombëtar për Sirinë.

Lexoni edhe këtë:

Kerry: Bisedimet për Sirinë do të mbahen

XS
SM
MD
LG