Ndërlidhjet

Vritet një vajzë palestineze, 13 vjeçe


Bregu Perëndimor - foto arkivi

Bregu Perëndimor - foto arkivi

Një vajzë palestineze, 13 vjeçe, e cila ka bërë përpjekje të therë me thikë një roje të sigurisë në një vendbanim izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor, është qëlluar për vdekje, ka bërë të ditur policia.

Vajza, e identifikuar si Ruqayya Abu Eid, ka vrapuar në drejtim të rojes izraelite, në hyrje të vendbanimit Anatot, duke e nxitur atë që të hapë zjarr, ka thënë zëdhënësja e policisë, Luba Samri.

Sulmet e tilla të ndërsjella ndodhin pothuajse në baza ditore qysh në muajin tetor.

Mbi 180 njerëz janë vrarë – 155 prej tyre palestnezë.

Gjatë së njëjtës periudhë, 27 izraelitë janë vrarë në sulme nga palestinezët, qoftë me thika, me armë zjarri ose me goditje me makinë.

Izraeli fajëson udhëheqësit palestinezë për nxitje të dhunës, si dhe mediat sociale.

Palestinezët thonë se sulmet rrjedhin nga mungesa e shpresës për të fituar pavarësinë, pas përpjekjeve të dështuara për paqe.

XS
SM
MD
LG