Ndërlidhjet

logo-print

Polakët protestojnë kundër ligjit të ri të mbikëqyrjes


Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.

Dhjetëra-mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve të Polonisë të dielën për të “mbrojtur demokracinë” dhe për të protestuar kundër planit të qeverisë për të rritur kompetencat e saj të mbikëqyrjes.

Protesta janë mbajtur në 36 qytete të Polonisë, përfshirë kryeqytetin Varshava, ku protestuesit kanë thënë se druajnë se Polonia ndjek hapat e Hungarisë drejt një “demokracie joliberale”.

Duke valëvitur flamuj të Polonisë dhe të Bashkimit Evropian, protestuesit në Varshavë kanë kërkuar nga qeveria e kryeministres Beata Szydlo të braktisë planet për ndryshimin e ligjit të mbikëqyrjes, i cili do të zgjeronte qasjen e qeverisë në të dhënat digjitale dhe do t’iu mundësonte agjencive të zbatimit të ligjit që të praktikojnë më lirshëm mbikëqyrjen.

Mbështetësit e qeverisë janë përgjigjur me kundërprotesta dhe kanë postuar fotografi në mediat sociale, duke i portretizuar protestuesit antiqeveritarë si marioneta të udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG