Ndërlidhjet

Virusi Zika: Brazili merr masa para Olimpiadës


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Rio de Zhaneiro kanë bërë publike planet për të parandaluar përhapjen e virusit Zika gjatë Lojërave Olimpike, që do të mbahen këtë vit.

Shpërthimi i virusit, që rrjedh nga mushkonja dhe shkakton defekte të rënda të lindjes, ka rritur shqetësimet në Brazil.

Inspektimet e objekteve olimpike do të nisin katër muaj para Lojërave, ndërsa pastrime ditore do të bëhen gjatë Lojërave.

Dezinfektimi, ndërkaq, do të jetë opsion vetëm në ndonjë rast të caktuar, për shkak të shqetësimeve për shëndetin e atletëve dhe vizitorëve.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka thënë se është duke llogaritur edhe faktin se Lojërat do të zhvillohen në muajin gusht, i cili është më i freskët dhe më i thatë dhe mushkonjat janë më pak të dukshme.

Si pasojë e virusit Zika, Brazili ka thënë se numri i foshnjave të lindura me mikrocefali të dyshuar, apo koka jonormale të vogla, ka arritur në afro 4,000 qysh në muajin tetor.

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar gratë shtatzëna që të shmangin udhëtimin në më shumë se 20 shtete të Amerikave, ku është regjistruar virusi Zika.

Virusi nuk është ngjitës dhe zakonisht ka simptoma si të gripit.

XS
SM
MD
LG