Ndërlidhjet

Të shtënat në Kanada, akuzohet adoleshenti


Kanada - foto arkivi

Kanada - foto arkivi

Autoritetet kanadeze kanë ngarkuar një adoleshent 17 vjeç me katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe shtatë akuza për vrasje në tentativë, pas të shtënave në provincësn Saskaçeuen.

I dyshuari, i cili nuk është emëruar, do të dalë para gjykatës javën e ardhshme.

Katër njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat, më 22 janar.

Personi i armatosur ka vrarë dy vëllezërit në shtëpi, pastaj ka shkuar në shkollë dhe ka vrarë një mësuese dhe një ndihmëse.

I dyshuari më pas është çarmatosur dhe arrestuar.

Motivi i sulmeve është ende i paqartë.

XS
SM
MD
LG