Ndërlidhjet

Obama: Pakistani të bëjë më shumë kundër militantëve


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Pakistani duhet të tregojë se është “serioz” në luftimin e rrjeteve militante që operojnë në territorin e tij.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Press Trust of India, të publikuar të dielën, Obama ka thënë se autoritetet pakistaneze duhet të bëjnë më shumë për të çrrënjosur grupet e dhunshme islamike.

“Pakistani ka mundësi të tregojë se është serioz në delegjitimimin, shkatërrimin dhe çmontimin e rrjeteve terroriste”, ka thënë Obama.

Këtë javë, militantët islamikë kanë sulmuar një universitet në qytetin Çarsada të Pakistanit, duke vrarë 21 veta.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një fraksion i talibanëve pakistanezë.

Sulmi ka ndodhur rreth një vit pas masakrës në një shkollë të Peshauarit, ku janë vrarë mbi 150 veta.

Ofensiva ushtarake kundër eksremistëve në rajonet fisnore të Pakistanit është intensifikuar pas sulmit në Peshauar, edhe pse zyrtarët indianë thonë se autoritetet përtej kufirit vazhdojnë të mbajnë një sy mbyllur ndaj grupeve ekstremiste islamike.

XS
SM
MD
LG