Ndërlidhjet

Forcat e Assadit rimarrin një qytet nga rebelët


Siri

Siri

Forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad, raportohet se kanë rimarrë një qytet të madh nga rebelët, në provincën perëndimore Latakia.

Televizoni shtetëror ka raportuar sot për rikthimin e qytetit Rabija, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani.

Ky i fundit ka thënë se avancimi është mbështetur nga sulmet ajrore ruse dhe është udhëhequr pjesërisht nga oficerët rusë.

Po këtë muaj, forcat pro-qeveritare kanë rimarrë Salman, një tjetër qytet në provicën Latakia.

Moska ka intervensuar në luftën civile të Sirisë në anën e presidentit Bashar al-Assad, në muajin shtator.

Konflikti, i cili ka shpërthyer në vitin 2011, ka vrarë mbi 250,000 njerëz dhe ka zhvendosur rreth 11 milionë.

XS
SM
MD
LG