Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Policia e Kosovës po shkel ligjin


Policia e Kosovës gjatë një proteste të opozitës, më 9 janar.
Policia e Kosovës gjatë një proteste të opozitës, më 9 janar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë një konference për media në Prishtinë, ka thënë se zyrtarët policorë shkelin ligjin e Policisë së Kosovës.

“Ligji për policinë, neni 2, ku saktësohet paanshmëria dhe neutraliteti lidhur me bindjet dhe pikëpamjet politike të personave, është shkelur në momentin kur janë bastisur zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje me operacione luftarake më 28 nëntor, 2015”, ka thënë Selimi.

Ky nen, sipas tij, është shkelur edhe “kur qytetarët nga Republika e Shqipërisë janë rrahur dhe nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës ta kalojnë kufirin, që t`i bashkëngjiten protestës, me arsyetimin se janë grup i organizuar për protestë”.

Lëvizja Vetëvendosje, parti në opozitë, ka bërë thirrje për zbatim të ligjit nga ana e policisë dhe ka kërkuar që “të refuzohet çdo urdhër i paligjshëm nga eprorët e shantazhuar”.

“Ne nuk kemi konflikt me policinë, por përplasje me pushtetin. Policia dhe sistemi i sigurisë nuk duhet të bien bashkë me pushtetin e padrejtë. Policia duhet të mbetet e dinjitetshme”, ka thënë Selimi.

XS
SM
MD
LG