Ndërlidhjet

Talibanët në Afganistan kanë krijuar një listë të kërkesave që thonë se duhet të përmbushen përpara se t’iu bashkohen bisedimeve për paqe, që synojnë t’i japin fund luftës 15-vjeçare.

Kryengritësit islamikë kërkojnë lirimin e disa të burgosurve, të hiqen nga lista e zezë e Kombeve të Bashkuara, e cila u ka ngrirë asetet dhe u ka vënë ndalesa udhëtimi liderëve të tyre, si dhe të kenë një zyrë politike, e cila do të njihej formalisht.

“Këto janë në mesin e hapave preliminarë, të nevojshëm për paqe”, kanë thënë talibanët në një deklaratë të publikuar të dielën.

“Pa to, përparimi drejt paqes nuk është i realizueshëm”, kanë shtuar ata.

Forcat talibane kanë intensifikuar fushatën e tyre për të rrëzuar qeverinë në Kabul.

XS
SM
MD
LG