Ndërlidhjet

Sharif pranon se ka pak përparim kundër militantëve


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, është zotuar për aksione të mëtejshme kundër militantëve, vetëm pak ditë pasi një fraksion i talibanëve ka sulmuar një universitet në qytetin Çarsada, duke vrarë 21 veta.

Sharif ka pranuar se përparimi i Planit Kombëtar të Veprimit kundër ekstremizmit ka qenë i ngadalshëm.

Ky plan është lansuar pas sulmit të talibanëve në një shkollë në Peshauar, në dhjetor të vitit 2014, kur kanë mbetur të vrarë rreth 150 veta, gati të gjithë nga ta fëmijë.

Plani Kombëtar i Veprimit ka përfshirë fuqizimin e gjykatave ushtarake dhe rifillimin e ekzekutimeve, pas një moratoriumi gjashtëvjeçar mbi dënimin kapital.

Sharif ka thënë se Pakistani dhe Afganistani kanë bërë marrëveshje që të mos lejojnë militantët të përdorin territorin e tyre për të kryer sulme kundër njëri-tjetrit.

Por, ai ka shtuar se “ekzistojnë elemente të caktuara në Afganistan, të cilët vetë janë duke sulmuar Pakistanin”.

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se sulmi i 20 janarit në qytetin Çarsada është orkestruar nga Afganistani.

Ata kanë arrestuar pesë të dyshuar pakistanezë.

Lexoni edhe këtë:

Obama: Pakistani të bëjë më shumë kundër militantëve

XS
SM
MD
LG