Ndërlidhjet

Kerry nis turneun në Azi; në fokus Kina


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka nisur turneun në Azinë Lindore.

Ai ka arritur tashmë në Laos për një takim të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore.

Laosi komunist është aktualisht kryesues i këtij Asociacioni.

Anëtarët e grupit janë të shqetësuar me pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Kerry pritet të shfrytëzojë udhëtimin e tij në Laos për të theksuar rëndësinë që Asociacioni të dalë me një përgjigje të bashkuar kundër pretendimeve të Kinës.

Kerry po ashtu do që grupi rajonal të marrë një qëndrim më të fuqishëm kundër programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Sekretari amerikan i Shtetit planifikon të vizitojë edhe Kamboxhian dhe më pas të udhëtojë në Pekin.

XS
SM
MD
LG