Ndërlidhjet

Irani synon blerjen e avionëve Boeing


Ilustrim
Ilustrim

Irani është duke konsideruar blerjen e aeroplanëve nga prodhuesi amerikan Boeing, pas heqjes së sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër tij.

Zëvendësministri i Transportit i Iranit, Asghar Fakhrieh Kashan, i ka thënë agjencisë Reuters se vendi i tij është i interesuar në blerjen e 100 avionëve.

Sanksionet kundër Iranit janë hequr një javë më parë, duke i lejuar tashmë prodhuesit evropian, Airbus, të negociojë marrëveshjen për shitjen e 114 avionëve në Republikën Islamike.

Sanksionet tregtare të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit mbeten në fuqi, por Boeingu mund të aplikojë për kontrata të veçanta.

Megjithatë, javën e kaluar, Boeing ka thënë se janë “shumë hapa” përpara se të vendoset për shitjen e avionëve në Iran.

Marrëveshja me Airbusin do ta ketë edhe firmën zyrtare kur presidenti i Iranit, Hassan Rohani, të vizitojë Parisin këtë të mërkurë, kanë raportuar mediat iraniane.

Mosha mesatare e linjave ajrore komerciale të Iranit është rreth 27 vjet.

Rregullatorët evropianë kanë ndaluar gati gjithë flotën ajrore të Iranit të përdorë hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, sepse linjat ajrore kanë dështuar të tregojnë se avionët e tyre i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit janë lehtësuar në bazë të një marrëveshjeje bërthamore, e cila fillimisht ka obliguar Republikën Islamike që të frenojë aktivitetin e saj bërthamor.

XS
SM
MD
LG