Ndërlidhjet

Pushojnë hetimet ndaj 57 ushtarëve britanikë


Ilusttrim
Ilusttrim

Britania ka njoftuar se kanë pushuar hetimet për rreth 60 ushtarë britanikë të cilët kanë qenë të akuzuar për vrasje të paligjshme në Irak.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar të dielën se Ekipi për Akuzat Historike në Irak (IHAT) ka vendosur që të mos i vazhdoj hetimet për 57 raste.

Vendimi vjen pas thirrje së kryeministrit David Cameron që të “ndalen”, ato që ai i ka quajtur pretendime ligjore “të rreme” kundër trupave britanike që janë kthyer në Britani pas misionit në Irak.

Cameron ka thënë të premten se iu ka kërkuar ministrave që të harojnë plane me qëllim që të frenohen pretendimet ndaj ushtarëve, duke përfshirë edhe marrëveshjen që ka të bëjë me pagesat për avokatët.

IHAT është themeluar për t’i shqyrtuar dhe hetuar akuzat për abuzimet e pretenduara se janë bërë ndaj civilëve irakianë nga forcat e armatosura britaike në mes të viteve 2003 dhe 2009.

Ky mekanizëm ka në shqyrtim 1 mijë e 300 raste duke përfshirë edhe akuzat për keqtrajtim, vrasje të paligjshme, etj.

XS
SM
MD
LG