Ndërlidhjet

Thirrje për referendum në Ukrainë


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka bërë thirrje për mbajtjen e një referendumi në lidhje me kushtetutën e re.

Teksa ka folur të dielën në fjalimin e tij të përjavshëm televiziv, Yatsenyuk tha se “është koha për popullin ukrainas që ta thotë fjalën e vet në lidhje me kushtetutën e re të Ukrainës në Ukrainën e re evropiane".

Kryeministri ukrainas ka shtuar se kushtetuta do të ishte një “marrëveshje e re për rishpërndarjen e kompetencave në mes të autoriteteve, një marrëveshje mbi raportet në mes nivelit qendror dhe atij lokal, një marrëveshje mbi sistemin e ri, të ndershëm dhe të drejtë gjyqësor,...”, me qëllim që sipas tij, Ukraina në të ardhmen të jetë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Thirrja e Arseniy Yatsenyuk vjen një ditë pasi që presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, paralajmëroi politikanët e vendit se rënia e marrëveshjes së Minskut që ka për qëllim dhënien fund të luftës me separatistët e mbështetur nga Rusia, mund të krijoj “konflikt në shkallë të plotë” me Rusinë.

XS
SM
MD
LG