Ndërlidhjet

Kerry kërkon “qartësi” rreth bisedimeve për Sirinë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka shfaqur shpresën se brenda 24 deri në 48 orë, do të jetë “e qartë” nëse bisedimet për paqe në Siri mund të nisin këtë javë.

Teksa ka folur sot para gazetarëve në Laos, Kerry tha se pajtohet me atë që ka thënë i dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, që ftesat për pjesëmarrjë në bisedime të mos dërgohen derisa të gjitha palët të jenë të pozicionuara.

Bisedimet ishte paraparë që të fillojnë më 25 janar në Gjenevë, por ato ka gjasë që të shtyhen për shkak të mosmarrëveshjeve me përkrahësit e qeverisë siriane, Rusinë dhe Iranin.

Konflikti në Siri që ka shpërthyer pas një kryengritje të vitit 2011, deri tani ka lënë të vrarë rreth 250 mijë persona ndërsa janë zhvendosur rreth 11 milionë njerëz.

Kerry njashtu ka thënë se deklaratat e fundit të zyrtarëve sirianë se nuk do ta bëjnë asnjë lëshim në tryezën e bisedimeve, dhe ankesat e opozitës se janë të detyruara që të marrin pjesë në bisedime, pasqyrojnë “tensione” dhe janë “thashethëme”.

XS
SM
MD
LG