Ndërlidhjet

Zëvendësime të komandantëve afganë në Helmand


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar amerikan ka thënë se forcat afgane që luftojnë kundër talibanëve në provincën jugore Helmand, janë duke u “rindërtuar” ngase po bëhet zëvendësimi i komandantëve kryesorë.

Gjenerali amerikan, Wilson Shoffner, tha se arsyeja e këtyre zëvendësimeve në Korpusin 215 Maiwand në Hemand, është për shkak të “paaftësisë, korrupsionit dhe joefikasitetit”.

Teksa ka folur sot për agjencinë e lajmeve AP, ai ka thënë se është zëvendësuar komandanti i Korupusit si dhe disa komandantë të brigadave dhe disa pjesëtarë kryesorë të stafit, deri në nivelin e kolonelit.

Ministri afgan i Mbrojtjes i ka konfirmuar zëvendësimet.

Provinca Helmand ka qenë një fushbetejë e ashpër gjatë muajve të fundit.

Më 20 janar, një zyrtar afgan ka thënë se trupat afgane po luftojnë kundër talibanëve në të gjithë provincën dhe se kanë nevojë të madhe për përforcime.

Shefi i policisë provinciale, Abdul Rahman Sarjang, ka thënë se forcat qeveritare gjithashtu po përballen me sfida serioze në kryeqytetin e Helmandit, Lashkar Gah.

XS
SM
MD
LG