Ndërlidhjet

Araqchi: Arabia S. e Irani duhet t’i ndalin tensionet


Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se Irani dhe Arabia Saudite duhet të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme, me qëllim të çtensionimit të situatës mes të dyja vendeve.

Tensionet mes dy rivalëve rajonalë janë rritur gjatë muajit të fundit pas ekzekutimit nga Riadi të një shiiku klerik mysliman, veprim ky që ka shkaktuar demolimin e ambasadës saudite në Teheran. Ky veprim ka bërë që Arabia Saudite t’i ndërpresë marrdhëniet diplomatike me Iranin.

“Ne jemi të përgatitur që ta marrim në konsideratë çdo nismë që mund ta ndihmojë këtë rajon të bëhet më i qëndrueshëm dhe sigurisht më i sigurtë, kështu që ne mund ta luftojmë sfidën e vërtetë dhe kërcënimin real në rajon që është terrorizmi, ekstremizimi dhe natyrisht sektarizimi i cili është një kërcënim i madh për të gjithë rajonin”, iu ka thënë gazetarëve në Teheran zëvendësministri, Abbas Araqchi.

Araqchi ka shtuar se është e rëndësishme që të luftohen “elementet terroriste ekstremisre”, të cilat janë kërcënim për të gjithë botën.

Arabia Saudite, fuqia kryesore myslimane sunite dhe Irani, shtet shiit, akuzojnë njëra-tjetren për nxitjen e jostabilitetit në të gjithë Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG