Ndërlidhjet

logo-print

Turqia arreston dhjetë rekrutues të IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Raportet nga Turqia bëjnë me dije se policia në Ankara i ka arrestuar së paku dhjetë persona të dyshuar se janë rekrutues të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Agjencia shtetërore Anadolu, ka njoftuar se njësia anti-terror, mëngjesin e sotëm e ka realizuar operacionin në kryeqytetin turk, ku në shënjestër ishin rekrutuesit e dyshuar.

Autoritetet turke e kanë fajësuar Shtetin Islamik për sulmin vetvrasës të 12 janarit në një lagje historike të Stambollit, ku kanë mbetur të vdekur dhjetë turistë.

Grupi ekstremist besohet se qëndron edhe prapa dy sulmeve vetvrasëse në Ankara, në muajin tetor, ku kanë mbetur të vdekur 103 persona.

Turqia tash e disa kohë i ka në shënjestër qelizat e dyshuara të Shtetit Islamik kryesiht në kufirin me Sirinë.

Turqia gjithashtu është pjesë e koalicionit anti-IS, ndërsa lejon që të përdorem bazat e saj ajrore për avionët e koalicionit.

XS
SM
MD
LG