Ndërlidhjet

Pesë vjet nga rënia e Mubarakut


Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Egjipti sot shënon pesë vjetorin e kryengritjes që çoi në përmbysjen e udhëheqësit afatgjatë autoritar, Hosni Mubarak.

Masat e sigurisë në kryeqytetin Kajro janë shtuar për ta shënuar datën 25 janar e kontollet e sigurisë në qendër të qytetit janë shtuar, vend ku janë mbledhur të rinjë, aktivistë pro-demokratikë.

Abdel-Fattah el-Sissi është president aktual i Egjiptit. Ai është president që nga viti 2014 dhe ka ardhur në këtë pozitë pas përmbysjes në vitin 2013 të presidentit Muhammas Morsi.

Gjatë një fjalimi të mbajtur të dielën, el-Sissi ka premtuar për një përgjigje të fortë ndaj çdo trazire.

Më 24 janar, ai e ka vlerësuar kryengritjen e vitit 2011, duke thënë se egjiptianët tashmë po ndërtojnë një “shtet civil, modern dhe të zhvilluar, i cili mbron vlerat e demokracisë dhe lirisë".

XS
SM
MD
LG