Ndërlidhjet

Hollande: Nuk tërhiqemi nga lufta kundër terrorizmit


Presidenti i Francës, Francois Hollande
Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka premtuar se vendi i tij nuk do të lejoj kërcënime që dobësojnë vendosmërinë e Francës kundër terrorizmit.

Komentet e Hollandes vijnë një ditë pasi që ekstremistët e grupit militant Shteti Islamik, e kanë publikuar një video përmes së cilës supozojnë se paraqesin nëntë sulmuesit në Paris që kanë kryer sulme në muajin nëntor të vitit të kaluar.

“Asgjë nuk do të na pengojë, asnjë kërcënim nuk do ta bëjë Francën që të lëkundet në lufën e saj kundër terrorizmit”, ka thënë presidenti i Francës para gazetarëve në Nju Delhi.

“Këto imazhe vetëm shërbejnë për t’i diskredituar autorët e këtij krimi”, ka shtuar ai.

Pikërisht për shkak të kërcënimeve, ai ka thënë se ka kërkuar që Franca të vazhdojë të jetë në gjendje të jashtëzakonshme.

Hollande e ka imponuar gjendjen e jashtëzakonshme menjëherë pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, ku kanë mbetur të vdekur 130 persona. Me këtë vendim lejohen kontrollet në kufinjë, kërkimet për të dyshuarit dhe arrestet shtëpike pa urdhër të gjykatës.

Videoja nga IS është publikuar më 24 janar dhe me sa duket është gjiruar në territoret e kontrolluara nga grupi militant, para se të kryheshin sulmet në Paris.

XS
SM
MD
LG