Ndërlidhjet

logo-print

Valixhe e dyshimtë në Mitrovicën veriore


Ilustrim

Ilustrim

Mëngjesin e së hënës policia në Mitrovicën veriore është njoftuar për një valixhe të dyshimte në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se policia është në vendin e ngjarjes pas raportimit të rastit.

“Mëngjesin e sotëm është raportuar për një valixhe të dyshimtë e cila është gjetur e braktiskur në "Lagjen e Boshnjakëve" në Mitrovicën Veriore. Policia është në vendin e ngjarjes ku edhe po e bën shqyrtimin e vendit të ngjarjes dhe analizat përkatëse se çfarë mund të ketë në valixhe”, ka thënë Hoti.

Nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me dyshimet aktuale.

XS
SM
MD
LG