Ndërlidhjet

Taxhikistan: Afro 1 mijë vetë iu bashkuan IS-it


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Dushanbe në Taxhikistan
Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Dushanbe në Taxhikistan

Autoritetet e Taxhikistanit thonë se afro 1 mijë shtetas i janë bashkuar grupit militant, Shteti Islamik (IS), në Siri dhe Irak, duke e dyfishuar numrin e paraqitur më herët.

Ministri i brendshëm, Ramazon Rahimzoda, u tha sot gazetarëve në kryeqytetin Dushanbe, se 61 shtetas të Taxhikistanit janë kthyer nga Siria dhe Iraku, ndërsa 148 janë vrarë në luftë atje.

Më herët presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, tha se 21 studentë universitarë ishin në mesin e shtetasve të Taxhikistanit, që i janë bashkuar IS-it dhe se xhamitë dhe institucionet e tjera fetare brenda në Taxhikistan dhe jashtë tij, kanë luajtur rol në rekrutimin e njerëzve në grupet ekstremiste.

Ministri i brendshëm, Ramazon Rahimzoda, po ashtu, tha se koloneli taxhik, Gulmurod Halimov, që i ishte bashkuar grupit esktremist, Shteti Islamik (IS) vitin e kaluar, dy herë ishte plagosur seriozisht.

Ministri Rahimzoda pretendon se IS-it tash e paguan Halimovin 100 dollarë amerikan në muaj si “pension”. Ky pretendim nuk mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Koloneli Halimov, ish-komandant i forcave speciale të Minsitrisë së brendshme, pat konfirmuar në një video në YouTube se i është bashkuar grupit militant.

Ministri i brendshëm, Ramazon Rahimzoda, tha se autoritetet në Taxhikistan po i vazhdojnë përpjekjet për zënien e Halimovit.

Duke u shprehur për shtimin e masave të sigurisë në Dushanbe, gjatë fundjavës, ministri Rahimzoda tha se ishte mbajtur “një ushtrim i zakonshëm”.

Banorët lokalë thanë se ka pasur prani të shtuar policore në gjithë kryeqytetin dhe pika të shtuara të kontrollit në autostradat për në Dushanbe.

XS
SM
MD
LG