Ndërlidhjet

Pakistan: Shefi i armatës tërhiqet në fund të mandatit


Gjenerali Raheel Sharif
Gjenerali Raheel Sharif

Shefi i armatës së Pakistanit, Raheel Sharif, ka thënë se do të tërhiqet në fund të mandatit të tij trevjeçar në muajin nëntor të këtij viti.

Gjenerali Sharif nga shumë persona konsiderohet si njeriu më i fuqishëm i Pakistanit. Ai e ka udhëhequr fushatën ushtarake kundër disa militantëve islamikë.

Ky gjeneral ka shprehur përkushtim se përpjekjet për luftimin e terrorizmit “do të vazhdojnë me fuqi dhe vendosmëri të plotë” pasi ai të tërhiqet, ka njoftuar sot në rrjetin Twitter një zëdhënës i ushtrisë së Pakistanit.

Është thënë se gjenerali Sharif ishte personalisht i involvuar në përpjekje për sjelljen e talibanëve afganë në bisedimet paqësore me qeverinë e Afganistanit, ndërsa mendohet se këto përpjekje tash kanë ngecur.

Dy shefat e mëparshëm të ushtrisë së Pakistanit patën kërkuar zgjatje të mandateve të tyre e jo tërheqje, ndërsa gjenerali, Pervez Musharraf, pat organizuar përmbysje të Nawaz Sharifit, gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër. Aktualisht, Nawaz Sharif është kryeministër i Pakistanit.

XS
SM
MD
LG