Ndërlidhjet

BE: Është hapur një qendër e re kundër terrorit


Rob Wainwright (i pari majtas) gjatë hapjes së Qendrës kundër Terrorit në Hagë
Rob Wainwright (i pari majtas) gjatë hapjes së Qendrës kundër Terrorit në Hagë

Bashkimi Evropian e ka hapur një qendër të re ligjore për koordinimin e luftës kundër esktremizmit të dhunshëm, duke thënë se Evropa ballafaqohet me rrezikun më të madh terrorist në më tepër se 10 vjet.

Qendra Evropiane Kundër Terrorit, që zyrtarisht është hapur sot, është pjesë e institucionit të Bashkimit Evropian për bashkëpunim të agjencive të zbatimit të ligjit, i njohur si Europol.

Drejtori i Europolit, Rob Wainwright, tha se kjo qendër në Hagë të Holandës, do t’i ketë 40-50 ekspertë për kundërterrorizëm dhe do të merret me këmbimin e informacioneve, do t’i gjurmoj luftëtarët e jashtëm dhe burimet e financimit ilegal dhe armatimet. Kjo qendër, po ashtu, do t’i ndihmoj vendet anëtare të Bashkimit Evropian në hetimet kundër terrorizmit.

Zoti Wainwright tha se më tepër se 5 mijë shtetas të vendeve të BE-së janë radikalizuar, duke luftuar për ekstremistët myslimanë në Irak dhe Siri, dhe se shumica prej tyre janë kthyer në shtëpi.

“Kërcënimi aktual kërkon përgjigje të fuqishme dhe ambicioze nga BE-ja”, tha shefi i Europolit, Rob Wainwright.

XS
SM
MD
LG