Ndërlidhjet

Mali i Zi: Qeveria kërkon votëbesim pas presionit opozitar


Millo Gjukanoviq
Millo Gjukanoviq

Në Parlamentin e Malit të Zi po debatohet për votëbesim të qeverisë, pasi thirrja për anëtarësim në NATO ka shkaktuar presion nga opozita proruse në këtë vend.

Duke folur sot në parlament, kryeministri, Millo Gjukanoviq, tha se “ata që dëshirojnë të jenë si në qeveri ashtu edhe në opozitë” duhet të përjashtohen nga qeveria, duke iu referuar një partie në koalicionin qeveritar, e cila e kundërshton zotin Gjukanoviq.

Njëherësh, qindra mbështetës të opozitës janë mbledhur para ndërtesës së parlamentit duke brohoritur slogane kundër qeverisë.

Thirrja e kryeministrit Gjukanoviq për votëbesim në kuvend shihet si një manovër politik para zgjedhjeve parlamentare që parashihen të mbahen këtë vit.

Por, debati për votëbesim mund të zgjasë disa ditë.

Disa pjesë të opozitës e kundërshtojnë hyrjen e Malit të Zi në NATO dhe e akuzojnë Gjukanoviqin për lejimin e lulëzimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, në vitet e 90-ta.

XS
SM
MD
LG