Ndërlidhjet

Belgjikë: Greqia të ballafaqohet me “mekanizëm sanksionues”


Migrantët që arritën me anije në portin Piraeus të Selanikut

Migrantët që arritën me anije në portin Piraeus të Selanikut

Qeveria e Belgjikës thotë se për shkak se Greqia është shumë e dobët për t’i ruajtur kufijt e vet, ajo duhet të ballafaqohet me “mekanizëm sanksionues”, sipas të cilit numri i refugjatëve që hynë në këtë vend, duhet të detyrohet të qëndroj atje.

Sekretari shtetëror i migrimit i Belgjikës, Theo Francken, i tha rrjetit VRT se “grekët tash duhet të bartin konsekuenca” nëse kontrolli i kufijve të brendshëm në hapësirën Schengen, që duhet të jetë zonë e lirë pa pasaportë, zgjatet për dy vite, ashtu siç është diskutuar aktualisht.

Ai mëtutje ka theksuar se në Greqi “qartas, struktura shtetërore është shumë e dobët për ta bërë këtë vetë”.

Zoti Francken ka thënë se spektri i krijimit të “kapaciteteve të mbyllura” për më tepër se 300 mijë njerëz në Greqi, do të mbikëqyret nga vendet e Bashkimit Evropian.

Vitin e kaluar në Greqi kanë hyrë më tepër se 850 mijë migrantë dhe pothuajse shumica janë përpjekur të kalojnë në vendet perëndimore të BE-së.

XS
SM
MD
LG