Ndërlidhjet

Jahjaga: Zgjidhja e ngërçit politik, te faktorët vendorë


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë qëndron te faktorët vendorë, më shumë se te faktori ndërkombëtarë.

Këto deklarata, presidentja Jahjaga i ka bërë gjatë vizitës në komunën e Gjilanit.

“Ne, besojë që i kemi institucionet tona, institucione të cilat i kemi krijuar me shumë mund për këto vite me radhë dhe zgjidhjet nuk janë në rrugë, zgjidhjet nuk janë përmes dhunës dhe vandalizmit. Dhe zgjidhja është përbrenda institucioneve dhe përmes dialogut të përbashkët në mes të gjitha forcave politike në vend”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, e shoqëruar nga tre kryetarët e Odave Ekonomike, përkatësisht asaj kosovare, amerikane dhe gjermane, ka qëndruar sot në Gjilan, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri, me të cilin ka biseduar për nivelin e zhvillimit ekonomik të Gjilanit.

XS
SM
MD
LG