Ndërlidhjet

Gjuriq: Zgjedhjet parlamentare serbe edhe në Kosovë


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, në mjediset e banuara me serbë, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë një vizite në komunën e Ranillugut, e banuar me popullatë shumicë serbe në Kosovë.

“Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në tërë territorin e vendit tonë, përfshirë edhe Kosovën, gjegjësisht, mjediset në të cilat jetojnë serbët këtu. Konsideroj që rreth kësaj nuk do të duhej të kishte probleme”, ka theksuar Gjuriq.

Ai ka shtuar se pret që, në frymën e normalizimit të marrëdhënieve, të mos ketë çfarëdo obstruksionesh.

“Madje edhe ata që kanë pikëpamje tjetër për statusin e Kosovës, pra, ata që mendojnë se Kosova është shtet i pavarur, duhet ta kenë parasysh faktin që edhe në shtetet e pavarura mbahen zgjedhjet parlamentare, kur aty janë pjesëtarët e popullit që i takon shtetit fqinj”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, Prishtina nuk ka arsye që të hidhërohet për këtë shkak.

XS
SM
MD
LG