Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Vazhdojnë sulmet ajrore në Siri


Vladimir Putin gjatë fjalimit të sotëm në Stavropol

Vladimir Putin gjatë fjalimit të sotëm në Stavropol

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot para studentëve në Stavropol se sulmet ajrore të Rusisë në Siri do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e domosdoshme, në mbështetje të forcave lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Putin theksoi se qëllim i Moskës është ndihma për Assadin, që tu shkaktoj disfatë “terroristëve”.

Sipas tij, e vetmja detyrë e forcave ruse në Siri është t’i ndihmoj “njerëzit, ta ndihmoj udhëheqjen legjitime të Sirisë për ta luftuar terrorizmin dhe për t’i likuiduar terroristët në tokën siriane”.

Këto komente u bënë një ditë pasi nga një sulm i dyshuar ajror i Rusisë janë vrarë së paku 62 njerëz, përfshirë 9 fëmijë, në pjesën lindore të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja thonë se Rusia e ka marrë në shënjestër opozitën e moderuar në Siri, e cila po lufton kundër regjimit të Assadit, prej se ai e lansoi një goditje të pëgjakshme kundër protestuesve opozitarë në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG