Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Bisedat për paqen në Siri fillojnë më 29 janar


Staffan de Mistura

Staffan de Mistura

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka thënë se bisedimet paqësore për Sirinë, që fillimisht ishin të parapara për sot, janë shtyrë dhe do të fillojnë më 29 janar në Gjenevë të Zvicrës.

Shtyrja është bërë për shkak të mospajtimeve me Rusinë dhe Iranin, të cilat e mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, lidhur me atë se cilat grupe duhet të marrin pjesë në bisedime.

De Mistura tha se ftesat për këto bisedime për personalitetet opozitare do të dërgohen nesër.

Ai ka theksuar se bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara do të fillojnë më fokus në mundësinë e armëpushimit të gjërë dhe rritjes së ndihmave humaitare, para se të lëvizet në çështjen e qeverisjes, rishqyrtimit kushtetues dhe zgjedhjeve të ardhshme në Siri.

Më herët, zoti Mistura dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, kanë thënë se ftesat për bisedime nuk duhet të dërgohen derisa “të vendosen të gjitha elementet”.

XS
SM
MD
LG