Ndërlidhjet

logo-print

Aventurieri vdiq duke e kaluar i vetmuar Antarktikun


Princi William (majtas) dhe aventurieri Henry Worsley me flamurin britanik në tetor të vitit të kaluar në Londër

Princi William (majtas) dhe aventurieri Henry Worsley me flamurin britanik në tetor të vitit të kaluar në Londër

Një aventurier britanik e ka humbur jetën në përpjekje që të jetë njeriu i parë, që e ka kaluar i vetmuar Antarktikun. Ai vdiq për shkak të lodhjes së jashtëzakonshme dhe dehidrimit të madh, 48 kilometra para se ta arrinte qëllimin.

Personi 55 vjeçar, Henry Worlsey, i cili këtë aventurë e ka ndërmarrë për të krijuar fonde për ushtarët e plagosur britanikë, ishte dërguar me helikopter në një spital në Kil, më 22 janar, pasi kishte kërkuar ndihmë në ditën e 71-të të udhëtimit të tij.

Bashkëshortja e tij, Joanna Worsley, tha se ai vdiq në një klinikë në Kil nga “dështimi total i organeve, përkundër të gjitha përpjekjeve” të personelit mjekësor.

Worsley i ka tubuar afro 143 mijë dollarë për fondin humanitar, Endeavour Fund, një organizatë që mbështetet nga Princi Williams, bashkëshortja e tij Kate dhe i vëllai i tij, Princi Harry.

Princi William e ka nderuar të ndjerin Worsley, duke e cilësuar si “njeri që ka treguar guxim të madh dhe përkushtim”.

Henry Worsley, ish-oficer i ushtrisë britanike nga Londra, kishte shpresuar të bëhet njeriu i parë që do ta kalonte i vetmuar Antarktikun, pa mbështetje dhe pa ndihmë nga askush.

XS
SM
MD
LG