Ndërlidhjet

Dialogu Kosovë - Serbi vazhdon më 27 janar


Arkiv

Arkiv

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin e kryeministrave, do të vazhdojë të mërkurën me 27 janar.

Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njoftoi se takimi do të mbahet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ndërmjetësuar nga zonja Mogherini.

Në një njoftim të zyrës së saj thuhet se në takim, palët do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash dhe hapat e mëtejshëm në kuadër të dialogut.

Takimi i së mërkurës do të jetë i pari pas takimit të gushtit të vitit të kaluar kur u arritën disa marrëveshje, përfshirë edhe atë për asociacionin e komunave me shumicë serbe që nxiti një krizë politike në Kosovë.

XS
SM
MD
LG