Ndërlidhjet

Bosnjë: Arrestohet lideri i një partie në koalicionin qeverisës


Pamje e një pjese të Sarajevës
Pamje e një pjese të Sarajevës

Pasaniku dhe lideri i një partie në koalicionin qeveritar në Bosnjë Hercegovinë, Fahrudin Radonçiq, është arrestuar dje, i dyshuar për pengimin e drejtësisë, vetëm disa javë para se ky vend formalisht të kërkoj anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Radonçiq dikur ishte pronar i gazetës më të madhe në Bosnjë, Dnevni Avaz, dhe është lider i partisë në qeveri, Unioni për të Ardhme më të Mirë.

Arrestimi i tij u bë pas arrestimit të dy udhëheqësve të tjerë të partisë së tij, këtë muaj, të dyshuar për frikësimin e një dëshmitari në procesin e profilit të lartë gjyqësor në Kosovë, kundër të akuzuarit Naser Kelmendi, që konsiderohet njëri nga shefat e drogës në Ballkan, raporton agjencia Reuters.

Zyrtarët partiakë të Unionit për të Ardhme më të Mirë, thanë se arrestimet, lidhur me procesin e njejtë, janë kryer nga individët e “mafias gjyqësore”.

XS
SM
MD
LG