Ndërlidhjet

Rusi: Putin e kritikoi Vladimir Leninin


Vladimir Putin gjatë fjalimit të djeshëm në qytetin Stavropol

Vladimir Putin gjatë fjalimit të djeshëm në qytetin Stavropol

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka kritikuar themeluesin sovjetik, Vladimir Lenin, duke e akuzuar atë për vendosjen e “bombës kohore” nën shtet dhe ashpër i ka denoncuar represionet nga qeveria bolshevike.

Në të kaluarën, zoti Putin me kujdes i ka bërë komentet e tij për historinë e vendit, në mënyrë që t’i shmangej armiqësisë me komunistët dhe votuesit e tjerë rusë, të cilët ende ndjejnë respekt të thellë për Leninin.

Por, vlerësimi i djeshëm i Putinit për Leninin, në takimin me aktivistët, që janë mbështetës të Kremlinit në qytetin jugor Stavropol, ishte dukshëm më negativ se më parë.

Presidenti rus ishte veçanërisht kritik lidhur me atë që ai e sheh si ide të Leninit, që republikat sovjetike do të duhej të ishin të njejta dhe të kenë të drejtë për shkëputje, duke sugjeruar se kjo i ka kontribuar në masë të madhe shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Kritikat e Putinit për Leninin mund të jenë pjesë e përpjekjeve të tij për arsyetimin e politikës së Moskës ndaj krizës në Ukrainë.

Po ashtu, këto qëndrime mund të reflektojnë shqetësimin e Kremlinit për ndjenjën e mundshme separatiste në disa provinca të Rusisë.

XS
SM
MD
LG