Ndërlidhjet

Pakistan: Universiteti mbetet i mbyllur pas sulmit vdekjeprurës


Forcat e sigurisë në Bacha Khan University në Pakistan
Forcat e sigurisë në Bacha Khan University në Pakistan

Një universitet në Pakistan, ku një grup i ndarë i talibanëve i ka vrarë 21 studentë dhe mësimdhënës, javën e kaluar, do të mbetet i mbyllur derisa të rritet siguria.

Studentët dhe personeli i Bacha Khan University shkurtazi janë takuar dje pas hapjes së kompleksit, për ta shqyrtuar sigurinë, derisa së paku 200 studentë protestuan jashtë kampusit duke kërkuar siguri më të madhe.

Personeli tha se ky universitet do të mbetet i mbyllur derisa të përmirësohet siguria.

Një profesor tha se disa nga kolegët e tij kishin kërkuar armë për vetëmbrojtje.

Militantët nga grupi, Tehrik-e Taliban, kanë depërtuar me dhunë në këtë unviersitet në qytetin veriperëndimor, Çarsada, më 20 janar, me ç’rast janë përleshur me policinë për disa orë.

Të katër sulmuesit në Çarsada janë vrarë.

Gjatë fundjavës, autoritetet kanë shpallur se i kanë arrestuar pesë persona të tjerë të dyshuar për involvim.

XS
SM
MD
LG