Ndërlidhjet

Takimi në Bruksel, për zbatimin e marrëveshjeve


Ilustrim
Ilustrim

Në takimin e radhës në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të diskutohet "zbatimi i marrëveshjeve të deritashme".

Kështu i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, Valon Murtezaj, kështilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin e kryeministrave, do të vazhdojë të mërkurën me 27 janar.

Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njoftoi se takimi do të mbahet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ndërmjetësuar nga zonja Mogherini.

Takimi i së mërkurës do të jetë i pari pas takimit të gushtit të vitit të kaluar kur u arritën disa marrëveshje, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që nxiti një krizë politike në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se partimet e marrëveshjes për Asociacionin - rreth së cilës edhe janë thyer shtizat ndërmjet forcave politike në opozitë dhe atyre në pushtet - nuk janë tërësisht në përputhshmëri me Kushtetutën.

XS
SM
MD
LG