Ndërlidhjet

Siri: Nga dy sulme në qytetin Homs – 22 të vrarë


Njerëzit duke i shikuar pasojat e sulmit të sotëm në Homs

Njerëzit duke i shikuar pasojat e sulmit të sotëm në Homs

Nga dy sulme me bomba në qytetin Homs, që është nën kontrollin e qeverisë së Sirisë, janë vrarë së paku 22 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë, ka raportuar Televizioni shtetëror.

Guvernatori i Homsit tha se sulmi i parë sot ishte kryer me një makinë-bombë kundër një pike të kontrollit të sigurisë. Pastaj, një sulmes vetëvrasës e ka aktivizuar eksplozivin në trupin e vet, kanë raportuar mediat shtetërore.

Homs është qyteti i tretë më i madh në Siri dhe në këtë qytet së pari kishte pasur ngritje kundër qeverisë në vitin 2012.

Por, forcat qeveritare ia dolën ta dëbojnë pjesën më të madhe të militantëve nga qyteti.

XS
SM
MD
LG